Franca në alarm në prag të gjysmëfinales së Botërorit me Marokun. Referenca nuk është për përfaqësuesen e futbollit, por për autoritetet franceze, që u frikësohen përplasjeve mes tifozërive.

Mësohet se plot 10 mijë agjentë të sigurisë publike janë mobilizuar nga qeveria franceze, në kuadër të sfidës së kësaj të mërkure, Francë – Marok.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, njoftoi para Asamblesë Kombëtare se: “Do të mobilizohen 10 000 policë dhe xhandarë, nga të cilët 5 000 në rajonin e Parisit dhe në veçanti rreth Champs-Elysees, dhe 5 000 jashtë rajonit të Parisit”.

Qëllimi është të shmangen përplasjet mes tifozëve kundërshtarë pas një ndeshjeje shumë të nxehtë, duke pasur parasysh praninë e madhe të komuniteteve marokene në Francë./ Supersport

Top Channel