“Pagesat e tjera të Zotos për qëndrimet e Ahmetajt në hotelet me 5 yje të Francës dhe Gjermanisë”. Kështu e nis denoncimin publik në “Facebook-un” e tij gazetari Adriatik Doçi.  

Duke iu referuar datës 13 gusht 2015, gazetari thotë se nga provat që disponon rezulton që Klodian Zoto pagoi 3.500 euro që Arben Ahmetajn të qëndrojë tre ditë në Hotelin Belles Rives, dhoma 083, në bregdetin e  Francës. Hoteli ndodhet pranë një marine jahtesh, shpjegon denoncuesi, sipas të cilit aty nuk mundojnë as kazinotë.

Prova tjetër e zbuluar nga Adriatik Doçi i përket datës 11 tetor 2016, ku rezulton se bashkëshortja e ish-ministrit, Erjola Hoxha është akomoduar  në hotelin Jumeirha, në Frankfurt të Gjermanisë. Edhe në këtë rast, prenotimi është bërë nga Klodian Zoto me kartën e tij të kreditit. Gjatë javës, gazetari dorëzoi një denoncim në SPAK ndaj dy prokurorëve të çështjes Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi dhe ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj. Në provat e gjetura pas ekspertimit në kompjuterin e Klodian Zotos del në dritë marrëdhënia dhe njohja mes Zotos dhe Arben Ahmetajt  dhe shërbimet luksoze që iu afruan atij në disa udhëtime bashkëshortore.

Nga shkëmbimi i e-maileve më herët u zbulua rezervimi në Ambasador Suit për shtetasin Mirel Mërtiri, por që në fakt i ftuar kishte qenë ish-ministri Arben Ahmetaj. Për këtë rezervim, në një nga hotelet më të mira të Milanos, Zoto ka paguar për Ahmetajn 1600 euro për 2 netë qëndrimi.  Rezervimi tjetër del në dritë nga një e-mail ku Zoto shfaqet duke paguar gjatë vitit 2016 në Mandarine Oriental Hotel, sërish në Milano, por kësaj here për gruan e Arben Ahmetajt, Erjola Hoxha, si dhe rezervime të tjera si në Vjenë pranë Hotel Sans Souci Vienna, ku Zoto ka paguar vetëm për dy netë rreth 1180 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA