
Dy bandat italiane Ndrangheta dhe Cosa Nostra janë goditur nga Policia e Milanos duke arrestuar 10 persona.
Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e kryeqytetit Lombard, e koordinuar nga Prokuroria Publike, po zbaton një urdhër arresti ndaj disa personave përgjegjës për trafik droge dhe krime të tjera.
Hetimet zbuluan aktivitetet e klubit Ndrangheta në Pioltello të Milanos, në të cilin ishin përfshirë familjet Maiolo dhe Manno.
Njëkohësisht u zbulua edhe një subjekt tjetër që i familjes Cosa Nostra në Pietraperzia (Enna) të lidhur me Rinzivillos.
Krimet e tjera të konstatuara janë vrasje e mbetur në tentativë, marrje e mallit të vjedhur, armëmbajtje pa leje, vjedhje, ndalim për shpërndarjeje droge, fajde, të gjitha të rënduara nga metodat mafioze.
Top Channel