Këshilltari i DASH-it, Chollet shtyn vizitën për në Ballkan

12/12/2022 17:10

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi udhëtimin e kësaj jave në Ballkanin Perëndimor pasi rezultoi pozitiv me COVID.

Lajmin e bëri të ditur vetë zoti Chollet në Twitter.

 

“Unë do të vazhdoj të jem angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe parashikoj ta bëj udhëtimin atje në fillim të vitit të ardhshëm”, shkruan ai.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës, se zoti Chollet është vaksinuar plotësisht dhe ka vetëm simptoma shumë të lehta.

“I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të jetë në rajon këtë javë dhe do të vazhdojë angazhimin me zyrtarë nga Serbia dhe Kosova dhe partnerët tanë në BE”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit./Voa

Top Channel