Rasti mrekulli! 13-vjeçarja mund kancerin, falë terapisë së re

11/12/2022 16:17

Një 13 vjeçare ka fituar me sukses  betejën ndaj kancerit falë një terapie të re, të zhvilluar pak kohë më parë nga shkencëtarët.

Deri më tani  të gjitha trajtimet e tjera për leuçeminë e Alyssa-s kishin dështuar. Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën trajtimin e njohur si  “Base editing”, që kryen modifikimin e dëshiruar të bazës së synuar të ADN-së.

Gjashtë muaj më vonë nga ky trajtim kanceri është i pazbulueshëm, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.

Alyssa, e cila është 13 vjeç dhe nga Leicester, u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar. Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit – duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet – por për Alyssa-n ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.

Kanceri i saj ishte agresiv. Kimioterapia, dhe më pas transplantimi i palcës, nuk ishin në gjendje ta shëronin.

Kështu që Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori terapinë e zbuluar vetëm 6 vite më parë, për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishte në gjendje të sulmonte ato kanceroze të Alyssa-s.

Alyssa është vetëm e para nga 10 personat që iu është dhënë ilaçi si pjesë e një prove klinike.

 

Top Channel