Etnofest, valle dhe këngë të folklorit! Të rinjtë nga zona juglindore të vendit morën pjesë në aktivitet

11/12/2022 13:33

Folklori i pasur i vendit tonë ka nevojë të përcillet në breza për t’i shpëtuar zhdukjes. 

Elementë të tij vit pas viti po trashëgohen gjithnjë e më pak tek të rinjtë ndaj disa nga elementët folklorikë të Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit si këngët, vallet dhe doket popullore janë shpalosur në EtnoFest, një aktivitet që bëri bashkë grupe të rinjsh që ende i ruajnë ato.

“Ky është një aktivitet që do ta organizojmë çdo vit për të bërë të mundur përcjelljen e këtyre vlerave tek të rinjt”-shprehet Entel Gusho, N/kryetare e bashkisë Pogradec.

Unë kam nisur të kërcej që në klasën e parë. Më pëlqejnë shumë vallet, kostumet, ritmi, gëzimi që përcjellin”.

“Unë doja shumë të mësoja valle të sa më shumë trevave”- shprehen vajzat e talentuara.

Etno Fest  erdhi edhe si një kthim i vëmendjes nga e kaluara nëpërmjet një ekspozite etno-kulturore.

“Në ekspozitën “Me sytë nga tradita”, janë prezantuar përherë të parë foto të grupeve folklorike të Pogradecit, Deviollit e Kolonjës. Këto janë trashëgimi e madhe për zonën dhe jo vetëm. Të mos harrojmë që më 29 Nëntor Xhubleta jonë u bë pjesë e trashëgimisë së botës”- shprehet Ledjan Zeqollari, kurator i ekspozitës.

Etno Fest vjen si një thirrje për më shumë kujdes dhe vëmendje ne trashëgimin e kulturës traditave dhe zakoneve të pasura të vendit tone.

Top Channel