Kosova planifikon të paraqesë zyrtarisht një aplikim për t’u bashkuar me BE gjatë ditëve në vijim, një përpjekje për t’u treguar kryeqyteteve evropiane se është serioze për reformat dhe për t’iu afruar bllokut.
“Ne jemi të gatshëm ta vendosim Kosovën në një trajektore të re”, tha në një intervistë për POLITICO-n, Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Kosovës .
Megjithatë, procesi i pranimit në BE është jashtëzakonisht i gjerë, duke kërkuar vite ndryshimesh rregullatore, si dhe reforma ekonomike dhe gjyqësore.
Dhe rasti i Kosovës është veçanërisht i ngarkuar për BE-në. Pesë anëtarë të BE-së – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Bislimi tha se e dinte se do të duhej një kohë derisa Kosova të ishte gati për anëtarësim, por ai përmendi vitin 2030 si objektiv fillestar.Aplikimi i Kosovës vjen në një moment udhëkryqi për BE-në.
Për vite me radhë, zgjerimi ka ngecur, por lufta e Rusisë në Ukrainë ka krijuar një shtysë të re për të mbrojtur ndikimin gjeopolitik të Brukselit.Në muajt e fundit, BE-ja është fokusuar veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.Një avantazh për Kosovën, tha Bislimi, është popullsia e saj e re, e cila është “më entuziastja për t’u bashkuar”.
Edhe një marrëveshje e pjesshme me Beogradin mund të ndihmojë në hapjen e rrugës për Kosovën për t’u afruar me BE-në dhe për të rritur shanset për normalizim të plotë poshtë vijës, sipas zëvendëskryeministrit.
“Unë mendoj se vetë ideja për të pasur këtë hap të ndërmjetëm mund të jetë e mjaftueshme,” tha Bislimi, “për të treguar përkushtimin e palëve ndaj atyre vendeve skeptike, dhe për t’i çuar ato në rrugën e njohjes”.
Top Channel