Pesë këshilla për të djegur më shumë kalori gjatë gjumit Betim Spërdhima është një prej personazheve më të dashur në Portokalli.
Aktori që realizon këtë personazh kaq të goditur artistikisht, Rezart Veleshnja tregoi se si u frymëzua për ta sjellë në skenë, ndërsa ishte I ftuar në S’e Luan Topi.
Ai tha se u frymëzua nga një prej studentëve të Akademisë së Arteve, i cili ishte nga Përrenjasi.
“Në Akademinë e Arteve ekziston një djalë me emrin Klodian Hoxha që është sot aktor në teatër. Ai këndonte këngët e G Banit rep nga Përrenjasit, edhe Klodi e fliste origjinal kështu, edhe i thoshin pse këndon me inat, pro kështu ishte e folura në Përrenjas, më pëlqeu si karakter, se duhet të ketë gjëra të ëmbla, mora një pjesë këtej një pjesë andej dhe montova Betim Spërdhimën”, tha Rezarti.
Top Channel