Si lindi personazhi i Betim Spërdhimës, Rezart Veleshnja nuk kursen batutat në “S’e Luan Topi”

10/12/2022 21:03

Betim Spërdhima është një prej personazheve më të dashur në Portokalli.

Aktori që realizon këtë personazh kaq të goditur artistikisht, Rezart Veleshnja tregoi se si u frymëzua për ta sjellë në skenë, ndërsa ishte I ftuar në S’e Luan Topi.

Ai tha se u frymëzua nga një prej studentëve të Akademisë së Arteve, i cili ishte nga Përrenjasi.

“Në Akademinë e Arteve ekziston një djalë me emrin Klodian Hoxha që është sot aktor në teatër. Ai këndonte këngët e G Banit rep nga Përrenjasit, edhe Klodi e fliste origjinal kështu, edhe i thoshin pse këndon me inat, pro kështu ishte e folura në Përrenjas, më pëlqeu si karakter, se duhet të ketë gjëra të ëmbla, mora një pjesë këtej një pjesë andej dhe montova Betim Spërdhimën”, tha Rezarti.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA