Davide Pecoreli, italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh është arrestuar sot në Itali.

Sipas medias italiane, Davide Pecorelli ka përfunduar në burg, ndërsa pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë.

 “Skuadra me nxitjen e Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor, ka vijuar me arrestimin provizor për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë së shtetasit italian Davide Pecorelli”, shkruan Shtabi i Policisë së Perugias.

Në janar të vitit 2021 Pecorelli, për t’i shpëtuar borxheve financiare në Itali, i vuri flakën një makine të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë, në të cilat u gjet mbetjet e eshtrave të njeriut, për të inskenuar vdekjen e tij.

Më vonë ai u gjet i gjallë më 17 shtator 2021 në ishullin e Montecristos në Itali.

“Dokumentet e arrestimit të sotëm i janë dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias, Sergio Sottani, për t’u dorëzuar të hënën në verifikim në Gjykatën e Apelit të Perugias”, përfundon selia e policisë.

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e Pecorellit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Vijon shkëmbimi i informacionit me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, operacioni policor i koduar “Perugia”. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie nga Gjykata e Pukës, për një sërë veprash penale. Në vijim të bashkëpunimit policor me partnerët italianë, me qëllim lokalizimin dhe  kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbrëmjen e sotme, në Perugia, Itali, Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve,  finalizoi  operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian D. P., 47 vjeç. 47-vjeçari ishte  i shpallur në kërkim  ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.  Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera  nga strukturat  hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit D. P., në një ishull. Arrestimi i 47-vjeçarit, nga Policia italiane  mbrëmjen e sotme në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, sipas policisë.

Lexo edhe: Ekskluzive! “Do kthehem në Shqipëri”. Davide Pecorelli tregon se pse sajoi vrasjen e tij në Pukë

  Davide Pecorelli publikon fotografinë mes thasëve me monedha ari.

   “Thesarin e pashë dhe fotografova”/ Davide Pecorelli: Jam gati të vij në Shqipëri të vuaj dënimin

 Rrëfimi i biznesmenit Pecorelli: Më ndihmoi prifti të inskenoja vdekjen, makina duhet të binte në humnerë

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA