Ashtu si pas ndeshjes kundër Zvicrës (ajo e fituar nga luzitanianët), Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, shfrytëzoi rrjetet sociale dhe sulmoi trajnerin Fernando Santos, por pa e përmendur emrin e tij.
“Sot, shoku dhe trajneri juaj mori një vendim të gabuar. Ai, shoku juaj, për të cilin ke kaq shume fjalë admirimi dhe respekti, i njëjti që pa sesi ndryshoi gjithçka duke të futur në fushë. Por ishte shume vonë. Ai nuk mund të nënvlerësojë lojtarin më të mirë në botë, armën e tij më të fuqishme. Jeta na jep mësime dhe sot nuk humbasim, por mësojmë”.
Lotët e Ronaldos pas ndeshjes kërkon t’i thajë Georgina, që ia hedh fajin për eliminim pikërisht trajnerit Santos, që edhe ndaj Marokut nuk preferoi titullar Cristianon.
Pas fjalëve të Georgina Rodriguez, edhe motra e CR7, Elma Aveiro, sulmon Fernando Santosin për eliminimin e Portugalisë ndaj Marokut, duke përdorur fjalë të rënda: “E vranë njeriun, vranë një kombëtare, vranë një komb”, shkruan motra e të ish-sulmuesit të Manchester United, e cili më pas hedh hashtagun #FernandoSantosOut në Instagram, duke kërkuar largimin e trajnerit portugez./ Super Sport
Top Channel