Blogerja Armina Mevlani ishte e ftuara e dytë në MË lër të flas me vëllezërit Veshaj.

Ajo shoi kuriozitetin nëse do të merrte pjesë në Big Brother VIP 2.

Sipas moderatores së “Goca dhe Gra”, Big Brother VIP nuk është eksperienca e saj e radhës.

Donald: Pse nuk futesh në Big Brother VIP të fitosh dhe të çosh 100 mijë euro në shtëpi se ndoshta keni nevojë.

Armina: Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës.

Armina: Mund ta prezantoja, por jo…

Donald: Mos është luftë e hapur?

Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.

Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?

Armina: Çfarë doni që të bëj?!

Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.

Romeo: Nëse do të përzgjidhje mes Dalinës, Fatmës dhe Jerinës për të prezantuar emision që lejonte vetëm dy prezantuese? Kë do zgjidhje?

Armina: Dalinën, se kam një lloj kimie, duhet një lloj kimie për të prezantuar, ne njihemi, e njoh prej kohësh dhe jemi dy të kundërta.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel