Kalvin Phillips u përball me një pyetje interesante në konferencën për shtypin përpara takimit Angli-Francë.

Çerekfinalja e fundit e Kupës së Botës Katar 2022, do të zhvillohet të dielën (20:00) në stadiumin “Al Bayt Stadium”.

Cilin do zgjidhja titullar, kë do ulja në pankinë dhe kush është ai të cilin do e shisja mes Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe? Oh, Zot! Nga minuta e parë do aktivizoja Jude (Bellingham)”, deklaroi mesfushori i kombëtares angleze dhe Manchester City.

Në stol do të vendosja Haaland. E dashuroj Erling, por ai mund ta bëjë diferencën edhe duke u futur si zëvendësues. Me shumë mundësi do të shisja Mbappe, pasi është ai prej të cilit do të fitoja më shumë para”, theksoi “shkatërruesi” 27-vjeçar.

Top Channel