Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi që 9 Dhjetori të jetë Dita Botërore Kundër Korrupsionit.

Në Indeksin e fundit Global të Perceptimit të Korrupsionit, vendi ynë Shqipëria, ka bërë hapa pas. Ajo renditet e 110 nga 180 vende të analizuara. Në këtë ditë u mbajt një takim në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë, në lidhje me rolin kyç që ka profesioni I Kontabilistit në zbulimin e korrupsionit.

“Perceptimi në lidhje me rolin pozitiv që kanë kontabilistët në drejtim të luftës kundër korrupsionit është më i madh në ato vende ku përqindja e kontabilistëve dhe audituesve në totalin e fuqisë punëtore është më e madhe”, thotë eksperti kontabël, Sotiraq Dhamo.

“Shpesh diskutohet problemi i prokurimeve publike. Prokurimet Publike kanë një problem në këndvështrimin ekonomik, sepse ne tenderojmë kostot. Por në fakt duhet tenderuar fitimi. Pasi rastis ndonjëherë që të shpallet fitues ai që e ka ofertën më të ulët se kostoja. Kjo nuk ka sens ekonomik”, thotë dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule.

“Kontabilistët janë edhe zbuluesit e rasteve në të cilat ka shkelje, ka shmangia, ka përpjekje për t’u shkelur ligji. Pikërisht ky është edhe thelbi i punës sonë“, shprehet Inglid Shuli, Përgjegjëse e Departamentit të Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë.

“Një dimension tjetër që ndikon në nivelin e korrupsionit është dimensioni kulturor. Pasi shoqëritë mjaft të zhvilluara më një nivel kulturor të lartë, janë të prirura të mos pranojnë ryshfet dhe të mos bëhen pjesë e korrupsionit. Kështu që niveli kulturor i shoqërisë ndikon në një masë të madhe në uljen e korrupsionit”, thotë Nertila Çika, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.

Sipas indekseve ndërkombëtare vendi më i pakorruptuar në botë renditet Danimarka e pasuar nga Finlanda dhe Zelanda e Re. Ndërsa vendi më i zhytur në korrupsion është Rusia, e ndjekur nga Irani dhe Kolumbia.

Top Channel