Diplomatët rusë dhe amerikanë takohen në Stamboll

09/12/2022 16:47

Diplomatët rusë dhe amerikanë takohen në Stamboll për të diskutuar çështje të rëndësishme në lidhje me marrëdhëniet e tyre.

Diplomatët nga Moska dhe Uashingtoni u takuan sot në Stamboll për të diskutuar një sërë çështjesh në marrëdhëniet e tyre. Zëdhënësi i SHBA-së deklaroi se nuk u diskutua lufta në Ukrainë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi se të dy palët do të diskutojnë për vizat, nivelet e personelit të ambasadës, punën e institucioneve dhe agjencive të secilës palë jashtë vendit.

Ministri rus Sergei Ryabkov tha se takimi ishte midis shefave të departamenteve të Ministrisë së Jashtme ruse dhe departamentit të shtetit të SHBA-së.

Një zëdhënës nga ambasada e SHBA-së në Ankara konfirmoi takimin dhe shtoi se zyrtari i lartë nga departamenti i shtetit ishte në Stamboll për t’u takuar me bashkëbiseduesit rusë mbi një grup të ngushtë çështjesh dypalëshe.

Top Channel