Ambasadori i OKB-së: Rusia po përpiqet të marrë më shumë armatime nga Irani

09/12/2022 17:31

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kombet e Bashkuara deklaroi ditën e sotme se Moska po përpiqet të marrë më shumë armatime nga Irani.

Barbara Woodward shtoi se kjo përfshin qindra raketa balistike dhe Rusia po i ofron Teheranit një nivel të paparë mbështetjeje ushtarake dhe teknike në këmbim.

Irani ka pranuar se ka dërguar drone Shahed-136 në Rusi, për të cilat Ukraina pretendon se janë përdorur për të synuar vazhdimisht infrastrukturën kritike të energjisë. Megjithatë, sipas Sky News, Irani pretendoi se këta dronë ishin siguruar përpara luftës.

“Ne e dimë se Irani po planifikon të rrisë dërgesat e tij të mjeteve ajrore pa pilot dhe raketave në Rusi në sasi të konsiderueshme”, tha një burim i veçantë i OKB-së në fillim të javës.

Top Channel