Laura tashmë ndodhet në “Përputhen” vetëm për Arbin.

Me anë të një puthjeje, pak më të shkurtër se ajo e para, konkurrentja tregoi me kurajo dhe guxim se tashmë nuk ka interes në emision për asnjë djalë tjetër përveç Arbrit.

Situata ndodhi teksa Arbri kishte një takim në studio me Kamilën, e cila nuk e priti aspak mirë këtë situatë, për të cilën tha se ishte ofenduese.

Laura: Unë mendoj se ai ka nevojë për një njeri më të vendosur dhe unë kështu jam për të kam luftuar gjithmonë dhe do bëj hapin e fundit dhe do të them sot se unë deklarohem për ty. Kjo nuk ishte një ndjesi e momentit, ka një javë që e kam menduar, rreth gjithë situatave, kam kuptuar çfarë dua dhe sot bëra veprimin.

Arbi: Nuk e prisja fare.

Laura: A do të pëlqente të dilja unë dhe me të tjerët?

Arbi: Të më pëlqente jo,  por do doja të shihja edhe me të tjerë.

Laura: Nuk kam interes të njoh njeri tjetër dhe dua të fokusohem komplet tek ty.

Kamila: Më bëhet qejfi, nëse e duan njëri-tjetrin nuk ka më gjë tjetër për të thënë. Me këtë që bëre tregove veten.

FOTO GALERI
17/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA