Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer yllin e burgosur të basketbollit amerikan Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout, i mbajtur në një burg amerikan për 12 vjet.
“Më vjen mirë të them se Brittney është me humor të mirë… ajo ka nevojë për kohë dhe hapësirë për t’u rikuperuar”, tha Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shtoi se Griner tashmë është e sigurt.
Teksa në media u publikuan pamjet e para nga shkëmbimi në aeroport në Abu Dabi.
Griner u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në burg.
Administrata Biden propozoi një shkëmbim të burgosurish në korrik, duke qenë të vetëdijshëm se Moska kishte kohë që kërkonte lirimin e Bout.
55 vjeçari Bout, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë përpara arrestimit të tij dhe është quajtur si “tregtari i vdekjes” dhe “shmangësi i sanksioneve” për aftësinë e tij për të anashkaluar embargot e armëve.
Ai u arrestua më 2008 në Bankok dhe u ekstradua dy vjet më vonë në SHBA, ku qëndroi për 12 vjet në burg, pasi u gjet fajtor për mbështetje të terroristëve që vranë amerikanët.
Top Channel