Momenti i shkëmbimit/ Amerika dorëzon “tregtarin e vdekjes” te Rusia, në këmbim të basketbollistes së njohur

08/12/2022 22:38

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë shkëmbyer yllin e burgosur të basketbollit amerikan Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout, i mbajtur në një burg amerikan për 12 vjet.

“Më vjen mirë të them se Brittney është me humor të mirë… ajo ka nevojë për kohë dhe hapësirë ​​për t’u rikuperuar”, tha Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa shtoi se Griner tashmë është e sigurt.

Teksa në media u publikuan pamjet e para nga shkëmbimi në aeroport në Abu Dabi.

Griner u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dërgua në burg.

Administrata Biden propozoi një shkëmbim të burgosurish në korrik, duke qenë të vetëdijshëm se Moska kishte kohë që kërkonte lirimin e Bout.

55 vjeçari Bout, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë përpara arrestimit të tij dhe është quajtur si “tregtari i vdekjes” dhe “shmangësi i sanksioneve” për aftësinë e tij për të anashkaluar embargot e armëve.

Ai u arrestua më 2008 në Bankok dhe u ekstradua dy vjet më vonë në SHBA, ku qëndroi për 12 vjet në burg, pasi u gjet fajtor për mbështetje të terroristëve që vranë amerikanët.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA