Parlamenti zviceran ka miratuar sot me 129 vota pro dhe 52 kundër marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë.
Marrëveshja e firmosur në Tiranë më 18 shkurt 2022 nga ministri i Brendshëm i Zvicrës, Alain Berset, iu paraqit Parlamentit në gusht të këtij viti.
Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 3 mijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike. ?????. Kryeministrja Giorgia Meloni gjatë takimit me Kryeministrin Rama, dy ditë më parë në Tiranë tha se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan ministrja e Punëve të Jashtme.
Kryeministri Edi Rama në një postim tha se kryeministrja Giorgia Meloni i premtoi gjatë vizitës në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja me Italinë.
“LAJM I MIRË. Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti. Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike?????. ***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë”, shkruan Rama.
Top Channel