“Evakuohuni në kohë”/ Bombardime në Dontesk, një i vrarë dhe dy të plagosur

08/12/2022 18:56

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën, pas bombardimeve në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko raportoi se të paktën 12 shtëpi u shkatërruan nga shpërthimet.

“Rusët edhe një herë po qëllojnë në mënyrë cinike kundër civilëve, duke vazhduar taktikat e tyre terroriste. Kushdo që mbetet ende në Donetsk po e vë veten në rrezik vdekjeprurës! Ju kërkoj të gjithëve: Evakuohuni në kohë!”– tha ai.

Top Channel