Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga Lushnja e cila dhunohet nga djali dhe nusja sistematikisht prej 6 vitesh.

Liri Lito tregoi për gazetarët e Fiksit se me djalin dhe nusen nisën mosmarrëveshjet kur ajo donte t’i jepte një pjesë shtëpie dhe vajzës, të cilës i takonte ligjërisht . ” Më rreh djali nusja dhe 2 fëmijët. Më quajnë kurvë” thotë e moshuara

Për të është bërë e pamundur jetesa me djalin e saj të vetëm,  për mbrojtje ndaj të cilit dhe gruas së tij  ka marrë 3 urdhra mbrojte. “Kam marrë urdhra mbrojtje, por prapë jam dhunuar, pasi jam në të njëjtën shtëpi me ta. Më kanë thyer krahun, kanë dashur të më therin me thikë, por kam vrapuar nëpër shkallë dhe kam ikur te vajza” tregon e përlotur e moshuara.

75-vjeçarja Lito i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në 27 tetor të vitit 2016 , për të përpjestuar pasurinë e trashëguar nga i shoqi, në tre pjesë mes saj vajzës dhe djalit.

Gjykata në 20 korrik të 2 viteve më vonë doli me vendimin që kjo pasuri të lihet në pronësinë individuale të zonjës Lito dhe ajo t’i paguaj djalit dhe vajzës nga 1 milionë lekë.

Këtë vendim të cilin djali i zonjës Liri e apeloi, sërish Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

Duke përbërë kështu një titull ekzekutiv për përmbarimin në bazë të ligjit, i cili thotë se vendimet e gjykatës së apelit quhen të formës së prerë për efekt ekzekutimi edhe nëse kundra tyre bëhet rekurs në gjykatën e lartë.

Kështu  zyra përmbarimore duhet të ndërhyjë që znj. Liri të kalojë paratë në llogaritë e fëmijëve dhe këta të fundit të lënë shtëpinë.

E moshuara nuk e ka problemin me vajzën e cila aktualisht nuk jeton në atë shtëpi, por në banesën e bashkëshortit të saj. Problemi i të moshuarës është me djalin dhe nusen, të cilët gjatë kohës që ishte në proces gjyqësor për ndarjen e shtëpisë së tyre të vetme me 3 dhoma dhe një tualet, kanë dhunuar të moshuarën.

Mbi shtratin e të cilës qëndrojnë 3 urdhra mbrojtje të marrë në 14 shtator 2018 me afat 3 muaj

Në 6 shkurt të vitit 2018 me afat 6 mujor,dhe në 16 gusht 2020 me afat 6 mujor.

Urdhrat e mbrojtjes janë lëshuar në bazë të dëshmive dhe provave . Në urdhrat e mbrojtjes të lëshuara nga Gjykata Lushnjë, thuhet se as djali nuk ka mohuar pretendimet e të moshuarës.

Në këto urdhra mbrojtje thuhet se nëna dhe djali apo nusja nuk duhet të kenë kontakt fizik dhe pse gjykata i lë në të njëjtën banesë.

E moshuara dhe djali me nusen ndajnë të njëjtin tualet dhe të njëjtin koridor, por kjo nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila nuk ka përcaktuar asnjëherë se sa larg banesës së të moshuarës duhet të qëndrojë djali dhe nusja dhunuese.

Kështu e moshuara e detyruar të qëndrojë në një dhomë e vetme kërkon mbrojtje nga institucionet.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA