Ushtarë e të plagosur, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 60 robër lufte

06/12/2022 17:53

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer ditën e sotme 60 robër lufte.

Shefi i kabinetit presidencial të Ukrainës, Andriy Yermak i përshëndeti ukrainasit e kthyer si heronj.

Ata kanë qëndruar në qytetin jugor të Mariupolit, duke përfshirë edhe fabrikën e çelikut Azovstal.

“Ne vazhdojmë t’i kthejmë mbrojtësit e Mariupolit. Disa janë të plagosur dhe do të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme në Ukrainë“, tha ai.

Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se 60 ushtarët rusë të liruar do të dërgoheshin në Moskë për të marrë kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike.

Top Channel