Sulme në bazat ajrore ruse, tre ushtarë të vrarë dhe katër të plagosur

05/12/2022 19:57

Moska ka njoftuar se tre persona nga ushtria e tyre u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas sulmeve në bazat e tyre ajrore.

Ata fajësuan Ukrainën për sulmet, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga zyrtarët vendas.

Ministria e Mbrojtjes theksoi se kishte nisur një sulm ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike të Ukrainës këtë të hënë.

“Kjo ishte përpjekje e regjimit të Kievit për të penguar punën luftarake të Aviacionit rus me rreze të gjatë me një akt terrorist”, tha Rusia.

Ukraina pretendon se ka rrëzuar shumicën e raketave ruse të lëshuara në qytete, një tjetër përpjekje e mundshme për të dëmtuar furnizimin me energji elektrike këtë dimër.

Megjithatë, autoritetet ukrainase kanë pohuar se sistemi energjetik mbarëkombëtar i vendit mbetet i paprekur.

Top Channel