Kryeministri i Ukrainës: Sistemi energjetik mbarëkombëtar mbetet i paprekur pas sulmeve

05/12/2022 17:07

Kryeministri i Ukrainës deklaroi se sistemi energjetik mbarëkombëtar i vendit mbetet funksional dhe i paprekur pas një vale sulmesh raketore ruse.

“Sistemi energjetik i vendit funksionon dhe mbetet i paprekur”, shkroi Denys Shmyhal në Telegram.

Ai shtoi se objektet e energjisë në tre rajone të Ukrainës Kiev, Vinnytsia dhe Odesa u goditën, gjë e cila shkaktoi ndërprerje energjie në disa rajone për të balancuar sistemin.

Sirenat e sulmit ajror janë ndezur në zona të shumta në Ukrainë, pasi zyrtarët ukrainas raportuan sulme raketore ruse në rajone të ndryshme që kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Komanda e forcave ajrore të Ukrainës tha se ka rrëzuar mbi 60 nga më shumë se 70 raketa të lëshuara nga Rusia ditën e sotme.

Top Channel