Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi është përplasur me drejtuesen e emisionit Top Story, Grida Duma për primaret e mbajtura në Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se me mbajtjen e primareve është idealizuar një proces konkret politik.

Boçi: Është idealizuar një proces konkret politik, jam për të mbrojtur një proces të PD-së, të një mbështetësi të primareve. Pati primare në Elbasan, konsensusi politik në shërbim të një ambienti politik më pozitiv është pjesë e reagimeve që i gjejmë edhe sot, duhet të heqim nga fjalori që nuk u bënë primare.

Duma: Primare është kur zgjidhet njëri përkundrejt të tjerëve, kjo është logjika meritokratike, zgjidhet më i miri.

Boçi: Të bësh sfidën me veten tënde është paksa dhe e hidhur.

Duma: Ju keni bërë debat dhe kundër debat me vetveten.

Boçi: Debat jo me hijen time, e kam pas të vazhdueshëm siç e kam pas të instaluar përgjatë gjithë jetës politike me anëtarin e partisë politike dhe pjesën e qytetarëve. Kjo nuk do të thotë që unë po rris shkallët e meritës së primareve, por thjesht po konceptoj që s’mund të jem unë argumenti që sillni këtu që s’u bënë primaret. Pse të sillemi sikur se dimë, janë një proces zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA