Futbollisi i njohur Mario Balotelli është ne një lidhje të re me Francesca Monti-n.
Duket se kamarierja 24-vjeçare ia ka dalë t’i fitojë zemrën. Së fundmi, Balotelli ka publikuar në rrjetet sociale një foto me partneren e tij dhe dedikimi i ëmbël, i shoqëruar me emoji-n e një unaze diamanti, ngjall dyshimet për një martesë në horizont.
“Jeta përbëhet nga pengesa, e rëndësishme është t’i kapërcejmë ato së bashku dhe të bëhemi më të fortë dhe më të lidhur se më parë. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar ai.
Mario dhe Monti janë bashkë prej rreth një viti dhe janë të pakta rastet që ata janë ekspozuar publikisht në rrjetet sociale.
30-vjeçari, është baba i dy fëmijëve, vajzës Pia 9-vjeçe nga lidhja me Raffaella Fico-n dhe Lionit, i cili mbushi 4-vjeç në shtator. Ai është shprehur ndaj mamasë së djalit të tij se, sipas tij ligji duhet të ndalojë gratë që e kanë mendjen te paratë të bëjnë fëmijë kundër dëshirës së burrave vetëm për përfitime financiare.
Mario shprehet se kjo është djallëzore, trishtuese e imorale. Historia mes të dyve përfundoi shpejt dhe dashuria i la vendin zemërimit.
Top Channel