S’ka paqe për Trumpin, prokurori: Ka prova se lejoi mashtrimin tatimor!

03/12/2022 12:12

Në fund, prova të padiskutueshme nuk pati, por prokurorët i rinisën argumentet e tyre përmbyllës në gjyqin e mashtrimit tatimor të Organizatës Trump me premtimin e ndarjes se detajeve të pazbuluara më parë në lidhje me njohuritë e Donald Trump-it mbi një skemë të shmangies së taksave të krijuar nga një prej drejtuesve të tij më të lartë.

Pasi i tha anëtarëve të jurisë se “Trumpi e dinte shumë mirë se cfarë po ndodhte”, Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Joshua Steinglass insistoi se ish presidenti lejoi mashtrimin tatimor.

Çështja e mashtrimit fiskal është gjyqi i vetëm që lindi nga hetimi tre-vjeçar ndaj Donald Trumpit dhe praktikave të tij të biznesit nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhattanit. Kompania ka mohuar shkeljet, ndërsa avokatët e saj se argumentojnë se financieri Weisselberg kishte si qëllim të përfitonte vetëm për veten e tij. Vetë Trumpi nuk është në gjyq.

Më herët, në një kontroll të miratuar nga gjykata, agjentët e FBI-së sekuestruan në 8 gusht rreth 11,000 dokumente në rezidencën e zotit Trump në Mar-a-Lago, mes tyre rreth 100 të shënuara si të klasifikuara, kjo si pjesë e një hetimi penal mbi posedimin dhe mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare nga ana e ish-presidentit me përfundimin e mandatit të tij.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi muajin e kaluar prokuror të posaçëm, Jack Smith, për të marrë përsipër këtë hetim, vetëm tre ditë pasi  Trump njoftoi se do të kandidonte për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Top Channel