Banorët e Maliqit nuk përfitojnë shërbim të plotë mjekësor prej vitesh.
Edhe pse kjo bashki ka rreth 65 mije banorë, në qytezën e vogël ekziston një qendër shëndetësore me shërbim 24 orësh infermieror, por banorët mund t’i drejtohen mjekut vetëm gjatë paradites sepse pasdite nuk ka një të tillë.
Kjo mungesë bën që në rastet e urgjencave si banorët e Maliqit ashtu edhe ata të fshatrave të kësaj bashkie ti drejtohen Korçës për të përfituar shërbimin shëndetësor.
Në rastet e urgjencave vetëm një autoambulance është në dispozicion edhe pse minutat dhe distanca që duhet për të arritur deri në Korçë mund të jenë fatale. Si të mos mjaftonte rreziku për shëndetin dhe jetën edhe kostot financiare bien mbi ta.
Vetëm në Maliq janë 8400 banorë të cilët duhet të marrin shërbim tek kjo ndërtesë e cila dukshëm ka nevojë për ndërhyrje. Përveç dy mjekëve të përgjithshëm për mijëra banore nuk ka as një mjek pediatër ç’ka bën qe pjesa me e madhe e tyre te mos marrin asnjë lloj shërbimi dhe të drejtojnë sytë nga privati.
Top Channel