Kryeministrja e Finlandës: Europa do të ishte në telashe pa SHBA-në

03/12/2022 10:44

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka thënë se Evropa nuk është mjaftueshëm e fortë për t’i bërë ballë pushtimit rus të Ukrainës vetë dhe i është dashur të ketë mbështetjen e SHBA-së.

Gjatë një vizite në Lowy të Sydney, Australi, ajo tha se mbrojtja e Evropës duhet të forcohet.

“Duhet të jem brutalisht e sinqertë me ju, Europa nuk është mjaft e fortë tani. Do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, tha Marin.

SHBA është deri tani ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën. Që nga fillimi i luftës në shkurt, ajo ka dhënë 18.6 miliardë dollarë në mbështetje, tha një konferencë kërkimore muajin e kaluar nga Dhoma e Komunave të Mbretërisë së Bashkuar.

Donatori i dytë më i madh është Bashkimi Evropian, i ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, thotë Instituti Kiel. Por kontributet e tyre janë pakësuar nga ato të SHBA.

“Shtetet e Bashkuara kanë dhënë shumë armë, shumë ndihma financiare, shumë ndihma humanitare për Ukrainën dhe Evropën që nuk është ende mjaft e fortë”, tha ajo.

Kryryeministrja Marin kritikoi përpjekjet e disa vendeve evropiane për të ndërtuar lidhje të ngushta me Rusinë në dekadat e fundit.

“Për një kohë të gjatë, Evropa po ndërtonte një strategji për Rusinë… për të blerë energji nga Rusia dhe për t’i mbyllur ato lidhje ekonomike, dhe ne menduam se kjo do të parandalonte luftën,” tha ajo por kjo rezultoi e gabuar.

Vendet evropiane duhet t’i kishin dëgjuar shtetet si Polonia dhe Balltiku, tha ajo, të cilët kishin paralajmëruar se Rusia nuk kujdeset për lidhjet e tyre ekonomike, nuk kujdeset për sanksionet, dhe nuk u intereson asgjë nga këto kur bëhet fjalë për pushtimin e Ukrainës.

NATO ka kërkuar që të gjithë vendet anëtare duhet të angazhohen për të rritur shpenzimet e tyre të për një mbrojtje më të mirë ushtarake.

Top Channel