Rinisin sulmet në rajonin jugor të Ukrainës, tre viktima dhe shtatë të plagosur në Kherson

02/12/2022 17:05

Tre persona u vranë pasi bombardimet ruse nisën sërish në rajonin jugor të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

Në Kherson u plagosën edhe shtatë persona të tjerë, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych deklaroi se trupat ruse kishin bombarduar zonën 42 herë gjatë ditës së fundit.

Qyteti i Khersonit u çlirua nga forcat ukrainase në mes të nëntorit pas muajsh luftë të shkaktuar nga Rusia, por ka mbetur nën zjarrin e trupave që u tërhoqën në anën e kundërt të lumit Dnipro.

Qyteti është përballur me probleme të përsëritura me furnizimin me energji elektrike, ndërsa kohët e fundit ka pasur një rregullim të situatës.

Top Channel