Dy persona gjenden të vrarë rreth 2 km larg njëri-tjetrit, akuzohen dy adoleshentë në Londër

02/12/2022 10:32

Dy adoleshentë akuzohen për vrasjen e dy djemve, të cilët u gjetën të vdekur rreth dy kilometra larg njëri-tjetrit në Londër.

Kearne Solanke dhe Charlie Bartolo, të dy 16 vjeç, u vranë të shtunën me thikë, sipas Sky News.

Kearne u gjet i vdekur në Titmuss Avenue, Thamesmead, kurse  Charlie në Sewell Road, Abbey Wood.

Një djalë 16 vjeç dhe një tjetër 15 vjeç u arrestuan të martën, sipas Policisë Metropolitane.

Ata të dy do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës në Bromley më vonë sot.

Detektivët nga Komanda Speciale e Krimit të Met janë duke hetuar dhe kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion të flasë, veçanërisht ata që panë një makinë të zezë tip “Nissan” në dy zonat në ditët ose orët para vdekjes.

Top Channel