Çështja e detit e marrëdhëniet dypalëshe, Olta Xhaçka takim sot me homologun grek në Athinë

02/12/2022 08:25

Ministria e jashtme Olta Xhaçka zhvillon sot në Athinë një vizitë zyrtare.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë se jashtme greke, delegacionet nisën bisedimet në orën 08.00 të mëngjesit, ndërsa dy ministrat Dendias dhe Xhaçka do të kenë mundësinë të kenë një takim kokë më kokë gjatë dy orëve që palët do të zhvillojnë takimin.

Mësohet se mes dy delegacioneve do të ketë bisedime për disa çështje që preokupojnë marrëdhëniet dypalëshe siç janë tekstet shkollore, çështja e varrezave të të rënëve grekë në luftën e dytë botërore.

Diskutime do të ketë edhe për përshpejtimin e zgjidhjes së detit, proces ky që tashmë palët e kanë dërguar për zgjidhje në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Jashtë dialogut mes dy ministrave nuk do të mbeten as çështjet e rajonit si edhe mbështetja greke për rrugën europiane të Shqipërisë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA