TikTok përmban dhjetëra video që lavdërojnë dhunën e mercenarëve të Grupit Wagner të Rusisë dhe ato janë parë më shumë se një miliard herë, sipas një raporti.
Wagner filloi si një grup i fshehtë mercenar rus në vitin 2014 dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
NewsGuard me bazë në SHBA, e cila fokusohet në dezinformatat në internet tha se kishte identifikuar 160 video që ‘aludojnë, tregojnë ose lavdërojnë aktet e dhunës’ nga grupi mercenar, i themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.
Katërmbëdhjetë nga ato video treguan pamje të plota të vrasjes së dukshme të ish mercenarit rus Yevgeny Nuzhin, ku një video e vrasjes është parë të paktën 900,000 herë përpara se platforma ta ndalonte atë.
NewsGuard zbuloi se algoritmi i TikTok duket se i shtynte përdoruesit drejt përmbajtjes së dhunshme të Grupit Wagner.
Gjithashtu video muzikore që përkrahnin dhunën kundër ukrainasve, përfshirë thirrjet për të vrarë ukrainasit duke pretenduar se ata ishin ‘nazistë’, gjenden në Tik Tok.
Shumë nga videot e identifikuara nga nuk janë më të disponueshme në platformë ditën e sotme.
“Udhëzimet tona në komunitet përshkruajnë qartë që ne nuk i lejojmë njerëzit të përdorin platformën tonë për të kërcënuar ose nxitur dhunën, ose për të ndarë sulme ose sharje bazuar në kombësinë e njerëzve ose karakteristika të tjera të mbrojtura. Ne do të ndërmarrim veprime për përmbajtjen që zbulohet se shkel këto politika,” tha TikTok.
Top Channel