Luftimet të ashpra në lindje të Ukrainës, NATO: Të bashkuar kundër Rusisë

01/12/2022 15:44

Forcat ruse po kërkojnë tashmë të përparojnë në Ukrainën lindore duke përdorur artilerinë e rëndë, në një kohë kur aleatët perëndimorë kanë shtuar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Në Uashington, një kontratë prej 1.2 miliardë dollarësh për gjashtë sisteme të avancuara kombëtare të raketave sipërfaqe-ajër u firmos për Ukrainën .

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha të mërkurën se vendit të tij i duheshin sistemet e mbrojtjes raketore Patriot të prodhuara nga SHBA për të mbrojtur infrastrukturën e saj civile, e cila ka qenë nën sulm të rëndë nga Rusia në fillim të dimrit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte përqendruar “inatin dhe zjarrin e tij” te popullata civile e Ukrainës dhe paralajmëroi Rusinë se strategjia e saj nuk do të përçajë përkrahësit e Ukrainës.

“Nxehtësia, uji, elektriciteti … këto janë objektivat e reja të Presidentit Putin. Ai po i godet fort. Ky brutalizim i popullit të Ukrainës është barbar”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Bukuresht pas një takimi dy-ditor të NATO-s.

Ndërkohë Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se rezultati tregoi se NATO nuk ishte “absolutisht e interesuar për një zgjidhje politike dhe diplomatike në Ukrainë”.

Top Channel