Farha, filmi debutues i regjizores joredaneze, përshkruan masakrat hebreje ndaj palestinezëve në konfliktin e ‘Nakba’, shkruan rrjeti britanik The Guardian.
Filmi i rrjetit Netflix përshkruan mes të tjerash vrasjen e një familjeje palestineze gjatë luftës së vitit 1948 në kohën e krijimit të Izraelit, por është dënuar nga zyrtarët hebrej që thonë se “krijon një narrativë të rreme”.
‘Farha’, filmi i parë i regjizores jordaneze Darin Salam, është shfaqur në disa festivale filmash në botë që prej publikimit vitin që shkoi, dhe përfaqësueson Jordaninë për Oscar-et e vitit 2023. Sot ai nisi transmetimin për audiencën globale të shërbimit online Netflix.
Filmi përqendrohet në eksperiencën e një vajze 14 vjeçare (titullarja), e mbyllur në magazinën e shtëpisë nga i ati, gjatë luftës së ‘Nakba’, siç quajnë arabët spastrimin etnik dhe zhvendosjen e rreth 700,000 Palestinezëve. Kur ushtarët e Izraelit të sapokrijuar erdhën në fshat, Farha dëshmon vrasjen e një familjeje të tërë, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël, duke shikuar nga një e çarë e derës.
Në reklamat dhe trajlerin e filmit thuhet se është i frymëzuar nga ngjarje të vërteta.
“Është e çmendur që Netflix nxjerr në rrjet një film që krijon pretendime të rreme dhe nxit urrejtje ndaj ushtarëve izraelitë,” tha në një deklaratë ministri izraelit i financave Avigdor Lieberman, duke shtuar se do të kërkojë heqjen e fondeve për kinemanë kryesore të Al Saraya, në qytetin me shumicë arabe të Jaffa, ku filmi është shfaqur.
Ministri izraelit i kulturës Hili Tropper, tha se Farha përshkruante “gënjeshtra e njollosje”, prandaj nuk duhet shfaqur në kinematë izraelite.
Portretizimi i vrasjeve të kryera nga forcat hebreje në luftën e vitit 1948, të trilluara ose jo, është subjekt shumë i ndjeshëm në Izrael. Edhe një dokumentar i publikuar sivjet tregon masakrën e palestinezëve në Tantura, fshati palestinez i shkatërruar në atë që tashmë është veriu veriu i Izraelit, por eshte dënuar nga autoritetet hebreje.
Salam ka thënë se krijoi filmin pasi megjithëse shumë filma tregojnë histori të Palestinës, shumë pak fokusohen në rrënjën e problemit të konfliktit dhe pushtimit, teksa shton se ‘Farha’, është historia e vërtetë e një shoqeje të nënës së Salam, me të cilën ishte njohur në kur ishin të reja në Siri.
Salam shton se nuk kërkon të bëjë paralelizma me historinë e Anne Frank në kohën e nazizmit, por shikon ngjashmëri në eksperiencat traumatike te dy vajzave të reja.//TheGuardian/
Top Channel