Argjentinë/ Trupi i një vajze 5 vjeç u gjet në blloqe betoni që përdorej si komodinë nga mamaja e saj

01/12/2022 13:53

Trupi i një vajze 5-vjeçare të zhdukur është gjetur në një kuti druri, të mbushur me çimento, që e ëma e përdorte si komodinë.

Policia e Buenos Aries, Argjentinë, tha se babai i 5-vjeçares kishte raportuar se nuk e kishte parë vajzën e tij për muaj të tërë.

Mësohet se mamaja e vajzës fillimisht i kishte thënë babait se e kishte dërguar fëmijën nën kujdesin e shërbimeve sociale për shkak të kushteve të këqija të jetesës në shtëpinë e saj.

Ajo pranoi për policinë se vajza e saj kishte vdekur kur ata shkuan në  shtëpinë e saj për të ushtruar kontrroll, pas raportimeve të marra.

Nga frika se do t’i merrnin dy fëmijët e saj të tjerë, tre dhe shtatë vjeç, ajo kishte vendosur trupin në një qese dhe e kishte futur në një kuti të mbushur me çimento.

“Ajo e përdori kutinë me trupin brenda si një komodinë në dhomën e saj të gjumit,” tha një hetues për Telam, një agjenci lokale lajmesh.

Një ekzaminim pas vdekjes arriti në përfundimin se 5-vjeccarja kishte vdekur nga një infeksion i frymëmarrjes për shkak të sëmundjeve para-ekzistuese, të cilat kërkonin që ajo të kishte një trakeostomi dhe një tub nazogastrik.

Top Channel