Ylli amerikan i muzikës country, Jake Flint, ka vdekur papritur në moshën 37-vjeçare, vetëm disa orë pasi u martua.

Këngëtari dhe kompozitori nga Oklahoma vdiq në gjumë , pak orë pasi u martua.

“Duhet të merreshim me fotot e dasmës, por në vend të kësaj, unë duhet të zgjedh rrobat për të funeralin e burrit tim”, shkroi bashkëshortja e tij në Facebook.

Ajo gjithashtu ka shpërndarë një foto të çiftit duke kërcyer pas dasmës duke shkruar: “Nuk e kuptoj”.

Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është përcaktuar.

Në vend të luleve, familja ka kërkuar donacione për ‘Red Dirt Relief Fund’, një organizatë e cila ofron ndihmë për financimin e ndihmës urgjente për muzikantët në nevojë.

Një fushatë për mbledhjen e fondeve është nisur gjithashtu për të mbledhur para për familjen e zotit Flint, i përshkruar si ‘një njeri i madh në komunitetin muzikor’.

Muzikanti ishte në mes të një turneu në shumë shtete dhe ishte planifikuar të performonte në Claremore të premten.

“Artisti më qesharak, më gazmor, më punëtor dhe më të përkushtuar me të cilin kam punuar ndonjëherë në karrierën time”, tha ish-menaxherja e tij, Brenda Cline.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA