Filmi ‘I vetëm në shtëpi’/ Aktori Joe Pesci thotë se pësoi djegie në kokë nga skena e zjarrit në kapele (fotot)

30/11/2022 21:21

30 vjet pasi filmi i dashur për publikun “I vetëm në shtëpi 2” doli në kinematë e New York, aktori i njohur amerikan Joe Pesci ka folur për disa nga skenat më të dhimbshme të komedisë.

Filmi ‘fantastik’ që tregon për nëntorin 1992 duke ndjekur aventurat e Kevin Mcallister (i luajtur nga Macaulay Culkin) i cili e gjen veten vetëm në New York City… para se të hasë përsëri në dy banditët ‘ordinere’, te luajtur nga Pesci e Daniel Stern, si ne serinë e parë.

Tashmë 79-vjeçari Pesci ka folur për serinë në një intervistë me revistën People, ku mes të tjerash tregoi se skena e kapelës në flakë e kishte lënë me djegie të vërteta serioze në kokë.

Në film, Kevin humbet ne aeroport familjen e tij që shkon në Miami për pushime, duke mbetur vetëm në New York City, ku zbulon se aty gjendet dhe dy banditët e vegjël të arratisur nga burgu, me të cilët duhet të perballet përsëri.

Në një nga skenat personazhi i Pesci, Harry ndjek Kevin në një shtëpi, aty ku fillimisht ishte djegur te doreza e derës në filmin e parë.

Por kur beson se ia ka hedhur fëmijës dhe hyn brenda, hapja e derës aktivizon një flakëhedhëse që i djeg majën e kapelës, pas së cilës ai nis të ulërasë dhe del jashtë duke shuar flakën me kokë në dëborë.

Në një tjetër skenë Harry hyn në një ‘dhomë grackë’ ku teksa ndez dritën, koka i merr përsëri flakë dhe atij i duhet ta shuajë duke futur kokën në tualet.

Pesci tregonte dje se e realizoi skenat pa dublantë, por me pasoja.

“Përveç gungave, gërvishtjeve dhe dhimbjeve të përgjithshme që vijnë me humorin e përgjithshëm, kam pësuar djegie serioze në majë të kokës në skenën kur kapelja e Harry merr flakë.

Por megjithë plagosjet ai shton se regjizori Chris Columbus e skenaristi John Hughes, sollën shumë më tepër energji dhe entuziazëm se origjinali.

Pesci shton më tej se femija aktor Culkin, ishtë një profesionist i vërtetë për moshën e tij, me të cilin ruante integritetin e marrëdhënies së ‘personazhit kundërshtar’.

FOTO GALERI
1/7
Joe Pesci ka folur për disa nga skenat më të dhimbshme të komedisë.

Top Channel