Minesota, SHBA/ Akulli u thye teksa po peshkonin, 200 njerëz të bllokuar u shpëtuan

29/11/2022 15:52

Rreth 200 njerëz janë shpëtuar pasi u bllokuan në një copë të madhe akulli që u shkëput në një liqen të Minesotës në SHBA.

Incidenti ndodhi në një destinacion popullor të peshkimit në akull në Minesota. Peshkatarët ishin të rrethuar nga 27 metra ujë të hapur, ndërsa po peshkonin kur incidenti ndodhi.

Të gjithë ata që ishin bllokuar janë shpëtuar në mënyrë të sigurt, bënë të ditur autoritetet, ndërsa thanë se kishin marrë 911 telefonata nga ata që ishin në ajsberg rreth orës 11:34 me kohën lokale.

Incidente të tilla kanë ndodhur herë pas here në liqen gjatë kësaj periudhe të vitit, thanw autoritetet. Po ashtu u paralajmërua se akulli i sezonit të hershëm është shumë i paparashikueshëm.

Udhëzimet thanë se akulli duhet të jetë minimalisht 4 inç i trashë për të qenë mjaft i sigurt për peshkatarët, shkruan BBC.

Top Channel