Milioneri rus vdes në aksident me helikopter pranë Monaco, vdekja e tretë e krerëve të kriptomonedhave në po aq javë (fotot)

29/11/2022 15:27

Një milioner rus është bërë sot vdekja më e fundit e mistershme në biznesin e kriptomonedhave pasi helikopteri i tij u rrëzua papritur në mot të mirë pranë Monaco. 

Sipërmarrësi 53 vjeçar Vyacheslav Taran, vdiq pas rrëzimit të helikopterit të tij pranë rezortit Villefranche-sur-Mer pasi ishte ngritur nga Lausanne në Zvicër.

Taran bëhet kështu biznesmeni i tretë i kriptomonedhave që vdes papritur në dy javët e fundit.

Zhvillimi vjen pasi 30 vjeçari kinez Tiantian Kullander, vdiq papritur në gjumë javën që shkoi, ndërsa kripto-milioneri rus Nikolai Mushegian, 29 vjeç, u mbyt papritur në një plazh në Puerto Rico, pasi kishte deklaruar se “CIA e Mossad kërkonin ta vrisnin”.

Meqënëse aksidenti i Taran ndodhi në mot të paster e të qartë, misteri shtohet teksa një pasagjer i helikopterit të tij kishte anuluar pjesëmarrjen në momentet e fundit.

Taran, themelues i platformës së investimeve Libertex e Forex Club, po fluturonte me një pilot të vjetër në një helikopter të tipit H130 kur u rrëzua mesditën e 25 nëntorit.

Prokurori i Nice, që vizitoi skenën e ngjarjes, tha se nuk mdu të përjashtohet përgjegjësia e një pale të tretë, që do të thotë se rrëzimi mund të jetë i qëllimshëm.

Një tjetër pasagjer i paidentifikuar duhet të ishte në udhëtimin e Taran, por kishte anuluar në momentet e fundit, shkruante shtypi vendas.

Taran – specialist i investimeve ‘offshore’, kishte jetuar në  Monaco dhjetë vitet e fundit – lë pas tre fëmijë dhe gruan Olga, ndersa është gjithashtu pronar i rrjetit mediatik Hello Monaco.

Agjencia ukrainase UNIAN shkruante se Taran është një “kripto-milioner i lindur me shërbimet ruse të inteligjencës”.

Një hetim formal ka nisur nga autoritetet franceze dhe Airbus, prodhues të helikopterit H130.

Një numër biznesmenësh të njohur rusë dhe të kombësive të tjera kanë vdekur në mënyrë misterioze që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë.

Në fillim të muajit Viktor Cherkesov, 72 vjeç, ish-anëtar i KGB e i afërt me Vladimir Putin i cili ishte ulur në detyrë së fundmi, vdiq papritur nga një sëmundje e rëndë.

Ndërsa  Ivan Pechorin, 39 vjeç, drejtor i korporatës ruse të zhvillimit arktik ra për vdekje nga jahti i tij në shtator.

Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, drejtor i hekurudhave ruse u qëllua për vdekje në shtator në Moskë, shkruan britanikja Daily Mail.

FOTO GALERI
1/7
Vyacheslav Taran, vdiq pas rrëzimit të helikopterit të tij pranë rezortit Villefranche-sur-Mer

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA