Pentagoni merr nën shqyrtim propozimin e Boeing për armë të reja për Ukrainën

28/11/2022 23:10

Pentagoni po shqyrton një propozim të kompanisë Boeing, për të furnizuar Ukrainën me bomba per raketa, jo të kushtetueshme dhe me precision të ulët, duke i mundësuar Kievit të godasë përtej vijave të para të frontit ku ndodhen forcat ruse. Kompani Boing prodhon avionë për përdorim civil si edhe sisteme mbrojtjeje.

Rezervat ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve po tkurren dhe Ukraina po përballet me rritje të nevojës për armë më të sofistikuara ndërsa lufta vazhdon. Burimet thanë se sistemi i propozuar nga Boeing, i quajtur Bombë Tokësore me Diametër të Vogël (GLSDB), është një prej dhjetra planeve për prodhimin e municioneve të reja për Ukrainën dhe aleatët e SHBA-së në Evropën Lindore.

Sipas një dokumenti të parë nga agjencia Reuters dhe tre burime që kanë njohuri me planin, këto bomba mund të dorëzohen në pranverën e vitit 2023. Ky sistem kombinon bombat me diametër të vogel GBU-39 me raketat M26, që gjenden në rezervat e SHBA-së.

Dourg Bush, shefi i blerjes së armëve në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara u tha gazetarëve në Pentagon javën e shkuar se ushtria amerikane po shqyrtonte mundësinë e përshpejtimit të prodhimit të predhave të artilerisë 155 milimetra, të cilat aktualisht prodhohen vetëm në objektet qeveritare – duke ua dhënë këtë të drejtë edhe kontraktorëve të mbrojtjes.

Zoti Bush tha se “sulmi ndaj Ukrainës rriti kërkesën për armë dhe municione të prodhuara nga Amerika, ndërsa aleatët e SHBA-së në Evropën Lindore po shtojnë porositë” për një sërë armësh ndërsa furnizojnë Ukrainën”.

“Kërkohet të merret sasi e madhe me çmim të lirë,” tha Tom Karako, një ekspert i armëve dhe sigurisë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Ai tha se rënia e rezervave të SHBA-së ndihmon për të kuptuar nxitimin për rritjen e porosive për armë, duke shtuar se rezervat “po pakësohen në krahasim me nivelet që synohen”.

Zoti Karako gjithashtu vuri në dukje se tërheqja e SHBA-së nga Afganistani la gjendje shumë bomba që lëshohen nga ajri. “Ato nuk mund të përdoren lehtësisht me avionët ukrainas, por në kontekstin e sotëm ne duhet të kërkojmë mënyra inovative për t’i përdorur ato”.

Edhe pse një pjesë e vogël e njësive të GLSDB janë krijuar tashmë, ka shumë pengesa logjistike për prokurimin zyrtar. Plani i Boeing kërkon të mos përcaktohet çmimi, duke i siguruar Pentagonit marrë marrëveshjen më të mirë të mundshme. Çdo marrëveshje do të kërkonte gjithashtu të paktën gjashtë furnizues për të përshpejtuar dërgesat e pjesëve dhe shërbimeve të tyre me qëllim prodhimin sa më shpejt të armëve.

Një zëdhënës i Boeing nuk pranoi të komentonte. Zëdhënësi i Pentagonit, Lt. Cmdr. Tim Gorman nuk pranoi të komentojë për ofrimin e ndonjë “prodhimi specifik” për Ukrainën, por tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj “identifikojnë dhe konsiderojnë sistemet më të përshtatshme” që do të ndihmonin Kievin.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesat për raketën ATACMS me rreze 297 km, raketa GLSDB-së me rreze 150 km do t’i lejonte Ukrainës të godiste objektiva të rëndësishme ushtarake që deri më tani nuk ka mundur t’i godasë dhe të vazhdojë kundërsulmet ndaj Rusisë.

GLSDB është prodhuar bashkërisht nga kompanitë SAAB AB dhe Boeing që nga viti 2019, shumë përpara pushtimit, të cilin Rusia e quan një “operacion special”. Në tetor, shefi ekzekutiv i kompanisë suedeze SAAB, Micael Johansson tha se shumë shpejt priste nisjen e kontratave për GLSDB.

Sipas dokumentit, një propozim i kompanisë amerikane Boeing the Komandës Europiane në SHBA, dyqanet amerikanë do të bënin furnizimin me elementët kryesorë për GLSDB.

Sipas faqes së internetit të kompanisë SAAB, sistemi GLSDB komandohet me GPS, është i përdorshëm në të gjitha kushtet e motit dhe mund të përdoret kundër automjeteve të blinduara.

Në një fabrikë prodhimi në Arkansas, Lockheed Martin po dyfishon përpjekjet për të përmbushur kërkesën në rritje për sistemin preciz të raketave, HIMARS, të cilët kanë rezultuar të suksesshëm për goditjen e linjave ruse të furnizimit, stacioneve komanduese dhe madje edhe tankeve. Kontraktori numër 1 i mbrojtjes amerikane po punon për problemet e zinxhirit të furnizimit dhe mungesës së fuqisë punëtore për të dyfishuar sistemin e raketave me lëvizshmëri të lartë ose HIMARS, duke e çuar në 96 në vit.

Top Channel