Gruaja që fitoi dy herë llotarinë, dhe përsëri i humbi të gjitha (fotot)

28/11/2022 19:27

Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi një punonjëseje dyqani nga New Jersey, SHBA e quajtur Evelyn Adams.

Në vitin 1985, Adams fitoi llotarinë $3.9 milionë ndërsa kater muaj më vonë fitoi dhe një tjetër xhekpot prej $1.4milionë.

Sipas statistikave shanset që ajo të fitonte llotarinë e parë ishin një në 3.2 milionë, kurse që të fitonte dhe të dytën shanset ishin një në 5.2 milionë.

Por Adams përfundoi duke i humbur të gjitha paratë dhe tani e gjen veten duke jetuar në një fushë rulotash, falë disa vendimeve të këqija të biznesit, por sigurisht dhe prej varësisë së saj nga bixhozi.

Paratë e fituara nga Adams i paguheshin asaj me këste prej $218,000 çdo vit. Me fitoren e parë gruaja lau borxhet që kishte dhe krijoi një fond për universitetin e të bijës.

Mediat shkruajnë se pas fitores së llotarisë, Adams njihej se nuk mund të shkonte asgjëkundi pa u njohur nga të gjitha dhe se kishte humbur privatësinë e saj.

Por teksa shumë nga miqtë e familjarët e Adams ishin të lumtur për të, shumë të tjerë e përçmonin për pasurinë e re.

Ajo dha një pjesë të parave të saj në formë huash, shumica e të cilave nuk u kthyen kurrë mbrapsht.

Gruaja thotë me tej: “Të fitosh llotarinë nuk është gjithmonë aq e mrekullueshme sa e kishe menduar. Fitova ëndrrën amerikane por e humba përsëri, ishte një rënie e ashpër, deri në fund të pusit”.

Adams shton: “Të gjithë donin paratë e mia. Të gjithë kishin dorën e zgjatur, por unë nuk e njihja mirë fjalën ‘jo’”.

“Kam bërë gabime, për disa jam penduar, për disa të tjera jo. Jam një njeri, nuk kthehem dot prapa, mund të eci vetëm përpara, nga një hap çdo herë.”

“Luaja dhe shumë bixhoz, nuk kam humbur miliona dollarë por ishin gjithsesi shumë”, tha mes të tjerash gruaja per fatin e saj te ëmbël e te hidhur.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja fitoi dy herë llotarinë dhe përsëri i humbi të gjitha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA