Aksidenti tragjik! Policia arreston drejtuesin e mjetit në spital, ende e pa identifikuar një nga viktimat

27/11/2022 09:22

Policia ka arrestuar të riun nga Durrësi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa zbardhen detaje të tjera nga aksidenti i rëndë i ndodhur pas mesnate.

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Arbër Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur  ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrierën metalike anësore.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen dy pasagjeret të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

Një nga viktimat e aksidentit është Silva Gjergji nga Rubiku, si dhe një shtetase tjetër, deri tani e pa identifikuar, rreth moshës 20-22 vjeç.

Drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të rënda edhe vetë në aksidentin që u regjistrua rreth orës 01.15 të mëngjesit të së dielës.

FOTO GALERI
12/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA