Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike

26/11/2022 17:41

Ukraina ka njoftuar për nisjen e një programi ndërkombëtar ndihme të quajtur “Gruri nga Ukraina”, një iniciativë kjo për të fituar mbështetjen e vendeve në Afrikë dhe Azi për përpjekjet e tij për të luftuar pushtimin rus.

“Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet garantuese e sigurisë ushqimore botërore dhe madje edhe në kushte kaq të vështira lufte, paria ukrainase punon për hir të stabilitetit global”, tha Volodymyr Zelensky në një konferencë për media gjatë vizitës së kryeministrit të Belgjikës në Kiev, Alexander de Croo.

Programi do të sigurojë dërgesa ushqimore në vendet më të varfra. Presidenti ukrainas deklaroi se rreth 60 anije do të dërgohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës në vende të tilla si Sudani, Jemeni apo Somalia deri në mes të vitit të ardhshëm.

Disa vende evropiane kanë rënë dakord të financojnë dërgesat brenda kuadrit të Programit Botëror të Ushqimit.

“Kjo nismë na lejon të parandalojmë problemet e mundshme me furnizimin me ushqim në disa vende afrikane”, tha De Croo, duke shtuar se programi përfiton gjithashtu ekonominë ukrainase.

Top Channel