Zyrtari thotë se Kina ‘krijoi’ Egjiptin e lashtë dhe civilizimet e tjera 1,000 vjet para se të lindnin (fotot)

25/11/2022 15:51

Kina besohet se është civilizimi i katërt më i lashtë në botë pas Mesopotamisë (4,000 p.e.s.), Egjiptit (3,100p.e.s.), dhe Luginës së Indit (3,300 p.e.s.), dhe besohet se ka lindur rreth 2000 vjet para erës sonë.

Por një studiues kinez së fundmi pretendon se vendi i tij ka krijuar civilizimin egjiptian, edhe pse provat e pranuara thonë se Egjipti ishte një kulturë e unifikuar rreth 1000 vjet para civilizimit kinez.

Kina e lashtë renditet mes civilizimeve më të vjetra edhe pse zhvillimi kulturës së unifikuar kineze ka ardhur më shumë se 1000 vjet pas asaj të Egjiptit të lashtë (3100 p.e.s.).

Por deklarata e bërë në një artikull online nga Yu Ruijun, i qendrës së turizmit dhe kulturës së Zhangjiakou në provincën Hebei, megjithë talljet nga përdoruesit ka nxitur një hetim formal.

Yu thotë se “ka prova të konsiderueshme që tregojnë se civilizimi kinez është origjina e civilizimit të lashtë egjiptian”.

Por publikimi i artikullit nxiti debate të ashpra në rrjetin kinez WeChat, dhe u hoq shpejt nga rrjeti një ditë më vonë.

Ato që Yu quante “prova” ishin zbulimi i një mjeti detar arkeologjik me gdhendje të ngjashme me ato që janë gjetur më parë në simbolet e lashta të Egjiptit.

Yu shtonte se egjiptianët dhe kinezët janë të krahasueshëm nga ana racore dhe kanë përdorur relika të ngjashme kulturore, teknologji mjekësore, njësi matjeje apo zakone folkloristike.

Studiuesi është shfaqur në disa reportazhe televizive në vend si koleksionist gurësh apo gdhendjesh të lashta.

Megjithëse për ngjashmëritë kulturore kanë rënë dakord shumë studiues, ata gjithashtu janë dakord se egjiptianët e lashtë kanë qenë të civilizuar përpara kinezëve.

Por duket se në kuadër të kulturës moderne të përmbysjes së besimeve, Kina nuk pranon më inferioritetin e saj të lashtësisë kulturore. Zheng Jinsong, kreu i muzeumit historik të Chongqing, tha për rrjetin vendas Shangyou News: “Nëse do të kërkojmë origjinën e civilizimeve, nuk do të ishte e pranueshme të konsiderojmë veten inferiorë apo të prapambetur, historia ka treguar se asnjë herë nuk ka pasur përmbysje të mëdha sa i përket forcës së civilizimeve, është vetëm një përsëritje ciklesh.”

Në fillim të këtij viti studiuesit kinezë zbuluan një pyll të lashtë më shumë se 300 metra nëntokë në një gropë natyrale në Kinë.

Pemët dhe bimët e zbuluara aty nga eksploruesi Leye County në rajonin Guangxi Zhuang përmbanin specie të pazbuluara ndonjëherë.

Tre hyrjet e zbuluara që të çonin në shpellën sekrete ishin rreth 300 metra të gjata. Atu u zbuluan pemë të lashta që zgjasnin degët e tyre drejt tuneleve nga vinte drita e diellit.

Jugu i Kinës njihet për atë që përshkruhet nga studiuesit si topografi ‘karst’ e karakterizuar nga shpella, gropa dhe burie nëntokësore.

FOTO GALERI
1/5
Një studiues kinez së fundmi pretendon se vendi i tij ka krijuar civilizimin egjiptian, edhe pse provat e pranuara thonë se Egjipti ishte një kulturë e unifikuar rreth 1000 vjet para civilizimit kinez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA