Lufta në Ukrainë/ 70% e Kievit pa energji elektrike! Qytetarët marrin masat për një dimër të vështirë

24/11/2022 17:06

Rreth 70% e kryeqytetit ukrainas u zgjuan pa energji mëngjesin e sotëm, ndërsa vijon puna për të rivendosur furnizimin me ujë të qytetit.

Sulmet ruse në objektet energjetike kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se nuk përjashtohet një skenar që i gjithë qyteti të mbetet pa energji elektrike, ngrohje dhe ujë.

“Për momentin po vijon gradualisht lidhja me rrjetin e konsumatorëve familjarë”, tha ai.

Dimri tashmë po fillon të gjithë Ukrainën me temperature nën zero, me mjergull e dëborë. Tashmë shumë njerëz e shohin vendin e tyre të punës si një strehë të ngrohtë, pasi të paktën në atë vend ngrohësja është gjithmonë e ndezur, ndryshe nga shtëpitë.

Njerëzit po instalojnë gjithnjë e më shumë gjeneratorë nëpër shtëpi, për të pasur rezerva më shumë.

Ndërkohë ditën e djeshme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ishte sfidues teksa shkruajti në rrejte sociale se: “Drita gjithmonë mbizotëron mbi errësirën”.

Rusia ka shënjestruar raketat në rrjetin energjetik të Ukrainës për javë të tëra, me ndërprerjet e energjisë elektrike duke u bërë pjesë e jetës së përditshme për miliona ukrainas.

Edhe pse furnizimi me ujë i qytetit po rikthehet, mijëra janë ende pa ujë të pijshëm. Dhe supermarketet po luftojnë për të pranuar transaksione me karta.

 

Top Channel