Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”? Olsa Muhameti tregon ftesën që i ka bërë moderatores

24/11/2022 12:04

Bora Zemani ka marrë ftesën nga autorja Olsa Muhameti për t’u qenë sërish moderatore e “Për’puthen”.

E ftuar natën e kaluar në “Top Arena”, autorja tregoi se po bëhen diskutime se kush do të jetë moderatorja e emisionit të dashurisë, pas largimit të Ori Nebijajt që ka pranuar mandatin e deputetes.

“Ende nuk është vendosur diçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Me sa duket, Për’Puthen është program hit dhe moderatorët, prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin më të madh të shqiptarëve”.

Olsa dëshiron një rikthim të koleges dhe mikes së saj “në shtëpi”:

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Do të ishte një bast i ftuar nëse do të vijë në Për’puthen.

Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se morri një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA