Sulme të vazhdueshme nga Rusia, fiken tre termocentrale bërthamore në territoret ukrainase

23/11/2022 17:10

Tre termocentrale bërthamore në Ukrainë janë fikur pas sulmeve të vazhdueshme nga pala ruse.

Fillimisht u raportua për dy termocentrale, të cilat iu ishte ndërprerë energjia e furnizimit për shkak të sulmeve.

Më pas firma shtetërore e energjisë bërthamore e vendit Energoatom ka konfirmuar se gjithsej tre termocentrale bërthamore duhej të fiken.

“Për shkak të një rënie të frekuencës në sistemin energjetik të Ukrainës mbrojtja emergjente u aktivizua në termocentralet bërthamore Rivne, Pivdennoukrainsk dhe Khmelnytskyi. Aktualisht, ato (njësitë e energjisë) punojnë në modalitetin e projektit, pa gjenerim në sistemin e brendshëm të energjisë”, tha kompania Energoatom.

Ndërkohë, i gjithë rajoni i Kievit ka mbetur pa energji elektrike, pasi sulmet ajrore ruse synuan sërish  infrastrukturën energjitike.

Top Channel