Zjarrëfikësja goditet nga avioni teksa ishte në stërvitje rutinë në pistën e Perusë, humbën jetën dy persona

21/11/2022 10:42

Një zjarrfikëse u përfshi në një aksident fatal të pistës në aeroportin më të ngarkuar të Perusë pasi u godit nga avioni në një stërvitje emergjente të planifikuar.

Si pasojë dy zjarrfikës humbën jetën të premten pasi avioni i Latam Airlines u përplas me kamionin në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez në Lima, ndërsa asnjë pasagjer apo ekuipazh nuk u vra por 20 prej tyre morën kujdes mjekësor.

Drejtori i Përgjithshëm i Latam tha se fluturimi ishte nisur për ngritje, por aeroporti tani ka thënë se një stërvitje rutinë po kryhej nga shërbimet e zjarrfikësve.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon aeroplanin i përfshirë nga flakët.

Në një deklaratë të dielën, Lima Airport Partners tha se ekipi i zjarrfikësve kishte bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme për të hyrë në pistë si pjesë e një stërvitjeje për reagim emergjent.

Megjithatë, vërejtjet janë kundërshtuar nga presidenti i bordit të drejtorëve të Korporatës Peruane të Aeroporteve dhe Aviacionit Tregtar i cili tha se zjarrëfikset nuk kishin autorizim për të hyrë në pistë.

Lima Airport Partners ndaloi fluturimet në aeroportin kryesor të Perusë për më shumë se 24 orë pas rrëzimit.

Top Channel